Francezi Cyprien Sarrazin ka triumfuar në disiplinën e lëshimit që u mbajt në Bormio të Italisë.
Skiatori francez zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:50,73 minuta apo me kohë më të mirë për 9 qindtat se zvicerani Marco Odermatt.
Kanadezi Cameron Alexander përfundoi i treti me kohë më të ngadalshme për 1 sekondë e 23 qindtat se fituesi i garës.
Në renditjen e përgjithshme, Odermatt kryeson me 536 pikë, pasojnë Schwarz 464, Sarrazin. Në lëshim Odermatt udhëheq me 176 pikë, pasojnë Bennett 160 e Kilde 160.
Renditja
1. Cyprien Sarrazin (Franca) 1:50,73
2. Marco Odermatt (Zvicra) +0,09
3. Cameron Alexander (Kanada) +1,23
4. Justin Murisier (Zvicra) +1.81
5. Vincent Kriechmayr (Austria) +2.07
6. Mattia Casse (Italia) +2.15
7. Niels Hintermann (Zvicra) +2.21
8. James Crawford (Kanada) +2.36
9. Nils Alphand (Franca) +2.37
10. Marco Kohler (Zvicra) +2.39