Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi sot garoi në disiplinën e sllallomit të madh në Kupën e Botës, që u mbajt në Lienz të Austrisë.
Lara Colturi përfundoi në vend të 22-të me kohë më të dobët për 2 sekonda e 57-të se fituesja e garës, amerikanja Mikaela Shiffrin.
Mbi të gjitha Lara Colturi bëri një paraqitje të mirë në një konkurrencë shumë të fortë.
Skiatorja e Shqipërisë gjithnjë e më shumë po fiton përvojë në garat e Kupës së Botës.