Marco Odermatt ka triumfuar bindshëm në disiplinën e supersllallomit të madh, me kohë të kaluar për 1:27.72 minuta.
Odermatt ishte shumë më i mirë duke arritur fitore me epërsi prej 98 të qindtave të sekondave ndaj Raphael Haaser.
Gara u mbajt në Bormio të Italisë.
Norvegjezi Aleksander Aamodt Kilde nuk arrti më shumë se në vend të tretë dhe kohë më të dobët për 1 sekondë e 31 qindtat se vendit i parë.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 636 pikë, Schwarz 464, KIlde 240.
Në supersllallomin e madh Odermatt udhëheq 160 pikë, Kriechmayr 150 e Haaser 94 pikë etj.
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 1:27.72
2. Raphael Haaser (Zvicra) +0.98
3. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) +1.31
4. Vincent Kriechmayr (Austria) +1.45
5. Justin Murisier (Zvicra) +1.76
6. Nils Allegre (Franca) +1.81
6. Stefan Babinsky (Austria) +1.81
8. Loïc Meillard (Zvicra) +1.82
9. Alexis Pinturault (Franca) +1.83
10. Gino Caviezel (Zvicra) +1.92