Mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare profesori dhe trajneri i skitarisë, Fetah Musa.
Legjenda e basketbollit dhe komentimit, Agim Kasapolli, është i pikëlluar me ikjen në amshim të profesor Fetah Musa.
“Më la shoku im i fëmijërisë, rinisë dhe pleqërisë, Fetah Musa.
Njeri i urtë, me edukatë për çdo lakmi, modestia, dhe bujaria jote ishte virtyt që të bëri të jesh njeri popullor dhe i dashur për çdo njeri të të gjitha moshave, prandaj do të kujtojmë si ikonë e qytetit të Pejës dhe më gjerë.
Jeta fillon dhe përfundon me vaj, sepse është një iluzion që ka fillim dhe mbarim, ndërsa ngushëllimi i vetëm është se të gjithëve na pret epilogu i njëjtë.
Fetah shpirti yt i bardh u shpërbleftë më parajsë të përhershme.
Ti këtë e ke merituar”, ka shkruar Kasapolli në profilin e tij në facebook.