Skiatorja kanadeze, Valerie Grenier, ka triumfuar në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Valerie Grenier përfundoi në vend të parë me kohë të kaluar për 1:50.51 minuta dhe me kohë më të mirë për 37 qindtat se skiatorja zvicerane, Lara Gut – Behrami.
Federica Brignone përfundoi në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 51 qindtat se fituesja e garës.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/January/06/auto_Capture1704545433.jpg)
Gut – Behrami
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin udhëheq me 929 pikë, pasojnë Brignone 697, Vlhova 622 pikë etj.
Në sllallomin e madh Brignone udhëheq me 460 pikë, pasojnë Gut Behrami 445 e Shiffrin 349 pikë.
Renditja
1. Valerie Grenier (Kanada) 1:50.51
2. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0.37
3. Federica Brignone (Italia) +0.51
4. Petra Vlhova (Sllovakia) +0.61
5. Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) +1.18
6. Sara Hector (Suedia) +1.59
7. Franziska Gritsch (Austria) +1.69
8. Alice Robinson (Zelanda e Re) +1.77
9. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1.88
10. Marta Bassino (Italia) +1.90