Skiatori zviceran, Marco Odermatt, nuk ndalet, djuke kompletuar het – trik-un në Adelboden të Zvicrës.
Odermatt ka marrë fitoren e tij të tretë radhazi në këtë Qendër të Skive.
Podiumi është kompletuar çuditërisht nga specialisti i shpejtësisë Kilde dhe kroati Zubçiç.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/January/06/auto_771704549238.jpg)
Kilde
Odermatt shënoi fitore në sllallomin e madh, me kohë të kaluar për 1:54,06 minuta, me kohë më të mirë për 1 sekondë e 26 qindtat se norvegjezi Aleksander Kilde.
Kroati Zubçiç përfundoi në pozitën e tretë e me kohë më të dobët për 1 sekondë e 77 qindtat se Odermatt.
Në rendiitjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 736 pikë, Schwartz 464 e Kilde me 320 pikë.
Odermatt udhëheq me 400 pikë në sllallomin e madh, pasojnë Zubçiç 240 e Schwarz 210 pikë etj.
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 1:54,06
2. Aleksander Kilde (Norvegjia) +1,26
3. Filip Zubçiç (Kroacia) +1,77
4. River Radamus (SHBA) +1.89
5. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +1.97
6. Alexander Steen Olsen (Norvegjia) +2.01
7. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +2.03
8. Luca De Aliprandini (Italia) +2.12
9. Rasmus Windingstad (Norvegjia) +2.27
10. Alexander Schmid (Gjermania) +2.28