Garat e Kupës së Botës për femra në ski u spostuan sot në pistën sllovene të Kranjska Gora, ku u zhvillua gara e sllallomit rë madh.
Në këtë garë mori pjesë edhe skiatorja shqiptare Lara Colturi, në edicionin e saj të dytë në Kupën e Botës, ku po tregon cilësi të jashtëzakonshme.
Paraqitja e skiatores 17-vjeçare kuqezi ishte e mirë, duke hyrë sërish mes 30 më të mirave pas zbritjes së parë. Ajo dha kohën 59”20 pas zbritjes së parë, ndërsa në të dytën e ndali kronometrin në kohën 54”47.
Kështu, pas dy zbritjeve, ajo dha kohën e përgjithshme 1’53”67, duke u klasifikuar në vendin e 25-të, duke grumbulluar të tjera pikë të rëndësishme në Kupën e Botës.
Deri më tani, ajo ka grumbulluar 58 pikë, duke u klasifikuar në vendin e 49-të në renditjen e përgjithshme.