Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, sot ka mahnitur të gjithë, duke u renditur në vend të 13-të në disiplinën e Kupës së Botës, që u mbajt në Kranjska Gora të Sllovenisë.
Lara Colturi ngeci për 2 sekonda e 36 qindtat nga fituesja e garës Petra Vlhova.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 929 pikë, pasojnë Vlhova (722) e Brignone (697).
Në sllallom, Shiffrin udhëheq me 430 pikë, pasojnë Vlhova (425) e Durr (350).
Renditja
1. Petra Vlhova (Sllovakia) 1:47.62
2. Lena Dürr (Gjermania) +0.72
3. AJ Hurt (SHBA) +0.87
4. Camille Rast (Suedia) +1.17
5. Paula Moltzan (SHBA) +1.23
6. Sara Hector (Suedia) +1.38
7. Katharina Liensberger (Austria) +1.53
8. Chiara Pogneaux (Franca) +1.68
9. Katharina Huber (Austria) +1.76
10. Michelle Gisin (Zvicra) +1.96