Skiatori austriak, Manuel Feller, ngadhënjeu në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Adelboden të Zvicrës.
Feller zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:52.62 minuta, duke e lënë pas për 2 qindtat Atle Lie McGrath nga Norvegjia.
Dominik Raschner është në podium përkatësisht në vend të tretë por me kohë më të ngadalshme për 23 qindtat se bashkëkombësi i tij, Feller.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt udhëheq me 736 pikë, pasojnë Schwartz (464) e KIlde (320). Në sllallom Feller udhëheq me 245 pikë, pasojnë Schwarz (180) e Ryding (120).
Dy austriakë në podium! Norvegjezi ngec për 2 qindtat nga vendi i parë
Renditja
1. Manuel Feller (Austria) 1:52.62
2. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +0.02
3. Dominik Raschner (Austria) +0.23
4. Linus Straßer (Gjermania) +0.30
5. Marc Rochat (Zvicra) +0.44
6. Samuel Kolega (Kroacia) +0.49
7. Tommaso Sala (Italia) +0.52
8. Luca Aerni (Zvicra) +0.64
9. Timon Haugan (Norvegjia) +0.69
10. Daniel Yule (Zvicra) +0.86