Skiatori zviceran, Marco Odermatt, sot ka treguar formë të lartë në disiplinën e lëshimit në Wengen të Zvicrës.
Odermatt ka shënuar fitore të madhe dhe thellon epërsinë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.
Odermatt kryeson me 836 pikë, duke lënë pas austriakun Schwarz (464) e norvegjezin Kilde (380).
Odermatt udhëheq edhe në disiplinën e lëshimit, me 276 pikë e duke lënë pas francezin Sarrazin me 230 e Kilden me 220 sosh.
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 1:43.32
2. Cyprien Sarrazin (Franca) +0.58
3. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) +0.81
4. Florian Schieder (Italia) +0.94
5. Dominik Paris (Italia) +1.05
6. Ryan Cochran-Siegle (SHBA +1.23
7. Mattia Casse (Italia) +1.24
8. Otmar Striedinger (Austria) +1.25
9. Alexis Pinturault (Franca) +1.43
10. Justin Murisier (Zvicra) +1.44