Lara Gut - Behrami, bashkëshortja e futbollistit Valon Behrami, sot shkëlqeu në disiplinën e supersllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Zauchensee të Austrës.
Gut - Behrami doli e para me kohë të kaluar për 1:14,95 minutë, me kohë më të shpejt për 25 qindtat se austriakja Cornelia Hutter.
“Gut-Behrami merr fitoren e 40-të në Kupën e Botës.
Cornelia Hutter
Pas vendit të tretë në supersllallom të madh të premten, Lara Gut-Behrami është në krye të podiumit të dielën.
Dy austriake zunë vendin e dytë dhe të tretë”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.
Austriakja tjetër, Mirjam Puchner, përfundoi në pozitën e tretë dhe për një qindtën e sekondës mbetet larg bashkëkombëses së saj, Hutter.
Renditja
1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1:14,95
2. Cornelia Hutter (Austria) +0,25
3. Mirjam Puchner (Austria) +0,26
4. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0.34
5. Michelle Gisin (Zvicra) +0.35
6. Roberta Melesi (Italia) +0.39
7. Laura Gauche (Franca) +0.40
8. Sofia Goggia (Italia) +0.48
9. Romane Miradoli(Franca) +0.55
10. Lauren Macuga (SHBA) +0.58