Mikaela Shiffrin nuk ka të ndalur, ka shënuar edhe një fitore, duke dëshmuar se është favorite e madhe për titullin e kampionit në Kupën e Botës.
Mikaela Shiffrin shënoi fitore në disiplinën e sllallomit me kohë të kaluar për 1:49:35 minuta apo për 27 qindtat është më e shpejt se sllovakja Petra Vhova.
Sara Hector nga Suedia arriti në podium por me kohë të dobët për 1 sekondë e 11 qindtat larg fitueses së garës.
Shiffrin sonte regjistroi fitoren e 94-të nën dritat e reflektorëve në Qendrën e Skive në Flachau të Austrisë.
Në renditjen e sllallomit, Shiffrin kryeson me 530 pikë, pasojnë Vlhova (505), Durr (366).
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prin me 1029 pikë, e ndjekur nga Vlhova me 802, Brignone 787 e Gut-Behrami 749 pikë.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:49:35
2. Petra Vlhova (Sllovakia) +0,27
3. Sara Hector (Suedia) +1,11
4. Michelle Gisin (Zvicra) +1.38
5. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +1.45
6. Camille Rast (Zvicra) +1.83
7. Katharina Liensberger (Austria) +2.10
8. Jenifera Ģermane (Letonia) +2.36
9. Lara Colturi (Shqipëria) +2.49
10. Andrine Maarstol (Norvegjia) +2.81