Skiatorja Lara Colturi sonte ka shënuar rezultatin më të mirë në histori për Shqipërinë në Kupën e Botës.
Lara Culturi përfundoi në vend të nëntë në disiplinën e sllallomit, për 2 sekonda e 49 qindtat mbetet pas fitueses së garës, amerikanes Mikaela Shiffrin, në garën që u mbajt në Flachau të Austrisë.
Ky rezultat, është i mahnitshëm.
Skiatorja e Shqipërisë në Top 10 – shen e sllallomit të Kupës së Botës, me rezultat në mesin e skiatoreve më të mira të botës.
Në renditjen e sllallomit, Shiffrin kryeson me 530 pikë, pasojnë Vlhova (505), Durr (366).
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prin me 1029 pikë, e ndjekur nga Vlhova me 802, Brignone 787 e Gut-Behrami 749 pikë.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:49:35
2. Petra Vlhova (Sllovakia) +0,27
3. Sara Hector (Suedia) +1,11
4. Michelle Gisin (Zvicra) +1.38
5. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +1.45
6. Camille Rast (Zvicra) +1.83
7. Katharina Liensberger (Austria) +2.10
8. Jenifera Ģermane (Letonia) +2.36
9. Lara Colturi (Shqipëria) +2.49
10. Andrine Maarstol (Norvegjia) +2.81