Garë e fortë është zhvilluar në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës, që u mbajt sot në Kitzbühel të Austrisë.
Francezi Cyprien Sarrazin ka shënuar fitore domethënëse, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:55.75 minuta apo për 5 qindtat e sekondës ishte më i mirë se italiani Florian Schieder.
Mjegulla dhe reshjet e borës e shtynë për një orë garën.
Lideri i renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, skiatori zviceran Marco Odermatt arriti në podium dhe ngeci për 34 qindtat se fituesi i garës.
Renditja
1. Cyprien Sarrazin (Franca) 1:55.75
2. Florian Schieder (Austria) +0.05
3. Marco Odermatt (Zvicra) +0.34
4. Ryan Cochran-Siegle (SHBA) +0.35
5. Cameron Alexander (Kanada) +0.46
6. Dominik Paris (Italia) +0.58
7. Vincent Kriechmayr (Austria) +0.60
8. Justin Murisier (Zvicra) +0.83
9. Nils Allegre (Franca) +1.13
10. Elian Lehto (Finlanda) +1.15