Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, ka fituar 20 pikë të reja në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.
Lara Colturi ka përfunduar në vend të 13-të por me kohë më të dobët për 6 sekonda e 45 qindtat se fituesja e garës, Sara Hector e Suedisë.
Gara u mbajt në Qendrën e Skive në Jasna të Sllovakisë.
Lara Gut - Behrami e Zvcrës përfundoi në vend të 6-të me kohë më të dobët për 4 sekonda e 49 qindtat se fituesja e garës në disiplinën e sllallomit të madh.
Renditja
1. Sara Hector (Suedia) 2:17,80
2. Mikaela Shiffrin (SHBA) +1,52
3. Alice Robinson (Zelanda e Re) +2,71
4. Zrinka Ljutiq (Kroacia) +4.33
5. Thea Louise Stjernesund (Norvegjia) +4.40
6. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +4.49
7. A.J. Hurt (SHBA) +4.60
8. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +4.64
9. Camille Rast (Zvicra) +5.03
10. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) +5.52