Skiatorja sllovake, Petra Vlhova, sot pati një ditl të keqe në konak të saj, në garën që u mbajt në Jasna të Sllovakisë.
Ajo humbi ekuilibrin pas disa metrash dhe përfundoi në një rrethojë mbrojtëse.
Gara e Kupës së Botës në disiplinën e sllallomi të madh, u ndërpre për më shumë se 20 minuta.
Vlhova u dërgua me helikopter në spital, ku u konstatua se ligamentet e gjurit i la të dëmtuara.
Duhet theksuar se suedezja Sarah Hector triumfoi me kohën 2 minuta e 18 sekonda dhe 80 të qindtat.