Sllallomi i madh krejtësisht i çmendur në Jasna të Sllovakisë, skiatorja zvicerane, Lara Gut-Behrami (vendi i 6-të), për 4 sekonda e 49 qindtat mbetet larg fitueses se garës, suedezes Sara Hector.
Lara Gut-Behrami ka 16 vite që është në shtegun e skive, por ajo kurrë nuk ka përjetuar një garë kaq të çmendur sa kjo në Jasna.
Gruaja e futbollistit të mirënjohur, Valon Behrami, humbi 4.49 sekonda kohë nga suedezja Sara Hector.
“Këto distanca janë të çmendura.
E vetmja gjë pozitive është se po shkoj në shtëpi e sigurt”, - thotë ajo.
"Kur Gut-Behrami arriti në fund në rrëshqitjen e parë, gjithçka dukej se ishte ende në rregull.
Ajo tund kokën pak, por nuk gaboi. Pastaj Hectori e ndjek dhe është 2.97 sekonda më e shpejtë”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.
"Zakonisht mund t'i paketosh gjërat në këtë distancë", - thotë Gut-Behrami. Në rrëshqitjen e dytë ajo humbi 1.52 sekonda të tjera ndaj Hector ,duke bërë një total prej 4.49 sekondash. "Ndjenja ishte katastrofike!"
"Unë rrallë kam përjetuar intervale kohore të kësaj madhësie në Kupën e Botës", - thotë kryetrajnerja e femrave zvicerane Beat Tschuor.
Pyetja është: Si mund të vinte deri te kjo?
Pjerrësia nuk është veçanërisht e vështirë, moti është normal (minus 8 gradë) dhe sipërfaqja është e përgatitur mirë.
A po?
“Kur zbritëm nga shpati të premten, gjithçka dukej bukur.
“Por gjithçka ndryshoi gjatë natës, papritmas ne po garonin mbi një përzierje akulli dhe bore shumë agresive”, - thotë Gut-Behrami.