Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, po shkon drejt fitores së 100-të në Kupën e Botës.
Mikaela Shiffrin ka regjistruar fitoren e 95-të në Jasna të Sllovakisë.
Skiatorja amerikane ngadhënjeu në disiplinën e sllallomit, me kohë të kaluar për 1:48,21 minuta, me kohë më të mirë për 14 qindtat se kroatja Zrinka Ljutiç.
Podiumin e kompletoi suedezja Anna Swenn-Larsson duke ngecur për 81 qindtat larg vendit të parë.
Shiffrin ka thelluar epërsinë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës. Ajo prin me 1209 pikë dhe sigurt po shkon drejt titullit, ndërsa Vlhova zë vendi e dytë me 802 e Gut – Behrami është e treta me 789.
Në sllallom, Shiffrin prin me 630 pikë, pasojnë Vlhova me 505 e Durr me 402 sosh.
Renditja
1. Mikaela Shiffrin (SHBA) 1:48,21
2. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +0,14
3. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +0,81
4. Camille Rast (Zvicra) +0.90
5. Melanie Meillard (Zvicra) +1.39
6. Michelle Gisin (Zvicra) +1.86
7. Lena Dürr (Gjermania) +1.97
8. Dzenifera Ģērmane (Letonia) +2.09
9. Sara Hector (Suedia) +2.23
10. Neja Dvornik (Sllovenia +2.82