Skiatori zviceran, Marco Odermatt, po kalon formë të lartë në Kupën e Botës.
Marco Odermattit i buzëqesh titulli i ri
Ai sonte nën dritat e reflektorëve ka shënuar fitore të madhe në Qendrën e Skive në Schladming të Austrisë.
Marco Odermatt doli i pari në disiplinën e sllallomit të madh me kohë të kaluar për 2:10.03 minuta, me kohën më të mirë për 5 qindtat se austriaku Manuel Feller.
Slloveni Zan Kranjec përfundoi në pozitën e tretë me kohën më të dobët për 29 qindtat se zvicerani.
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:10.03
2. Manuel Feller (Austria) +0.05
3. Zan Kranjec (Sllovenia) +0.29
4. Alexander Steen Olsen (Norvegjia) +0.33
5. Filip Zubçiq (Kroacia) +0.56
5. Loïc Meillard (Zvicra) +0.56
7. Joan Verdu Sanchez (Andorra) +0.82
8. Filippo Della Vite (Italia) +0.87
9. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +1.26
10. Timon Haugan (Norvegjia) +1.48