Gjermanit po ia do në Austri, kësaj radhe fiton nën dritat e reflektorëve 

Skijim

Gjermanit po ia do në Austri, kësaj radhe fiton nën dritat e reflektorëve 

Nga: K. Goca Më: 24 janar 2024 Në ora: 22:52
Linus Strasser

Skiatorit gjerman, Linus Strasser, po ia do në Austri, kësaj radhe fitoi nën dritat e reflektorëve në Qendrën e Skive në Schladming. 

Linus Strasser ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit me kohë të kaluar për 1:45,20 minuta.

Tre ditë (më 21 janar) më parë po në Austri fitoi në sllallom por gjatë ditës në Kitzbuhel.

Norvegjezi Timon Haugan rednitet në vend të dytë me 28 qindtat larg vendit të parë.

Francezi Clement Noël ka arritur në podium por me kohë më të ngadalshme për 1 sekondë e 2 qindtat larg vendit të parë.

Në renditjen e sllallomit, Feller kryeson me 440 pikë, i ndjekur nga Strasser me 308, Haugan 228 sosh.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt prin me 1256 pikë, pasojnë Sarrazin (660) e Feller (559).

Renditja

1. Linus Strasser (Gjermania) 1:45,20
2. Timon Haugan (Norvegjia) +0,28
3. Clement Noël (Franca) +1,02
4. Marc Rochat    (Zvicra)    +1.08
5. Manuel Feller (Austria)    +1.14
6. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    +1.15
7. Kristoffer Jakobsen (Suedia)     +1.29
8. Daniel Yule (Zvicra)    +1.32
9. Tommaso Sala (Italia)    +1.78
10. Fabio Gstrein (Austria)     +1.79

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat