Skiatorja e Zvicrës, Lara Gut-Behrami apo siç njihet si nusja e Kosovës (bashkëshortja e futbollistit Valon Behrami), sot shkëlqeu në supersllallomin e madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Cortina D'Ampezzo të Italisë.
Lara Gut-Behrami është specialiste për këtë disiplinë, gjë që e ka dëshmuar edhe sot duke triumfuar me kohë të kaluar për 1:20,75.
Stephanie Venier nga Austria renditet në pozitën e dytë apo ngeci për 21 qindtat larg Gut – Behramit.
Lara Gut-Behrami
Francezja Romane Miradoli zuri vendin e tretë por mbetet për 20 qindtat e sekondës larg vendit të dytë dhe për 12 qindtat para pozitës së katërt, norvegjezes Ragnhild Mowinckel.
Renditja
1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1:20,75
2. Stephanie Venier (Austria) +0,21
3. Romane Miradoli (Franca) +0,41
4. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +0.53
5. Sofia Goggia (Italia) +0.58
6. Marta Bassino (Italia) +0.75
7. Mirjam Puchner (Austria) +1.10
8. Alice Robinson (Zelanda e Re) +1.11
9. Federica Brignone (Italia) +1.30
10. Kira Weidle (Gjermanai) +1.33