Skiatori zviceran, Marco Odermatt, nuk ka konkurrencë në luftë për titullin e kampionit në Kupën e Botës.
Odermatt shënoi fitoren e tij të 12-të në supersllallom të madh.
Fitorja e nëntë e tij gjatë këtij edicioni për liderin në Botërorin e Skive Alpine.
Skiatori zviceran ka shënuar fitore domethënëse në disiplinën e supersllallomit të madh, që u mbajt sot në Garmisch-Partenkirchen të Gjermanisë.
Marco Odermatt doli i pari me kohë të kaluar për 1:10,13 minuta e duke e lënë pas për 30 qindtat austriakun Raphael Haaser.
Franjo von Allmen i Zvicrës, ka befasuar duke arritur në podium dhe ngec për 61 qindtat e sekondës larg fituesit të garës.
Odermatt udhëheq me 390 pikë në supersllallom të madh, i ndjekur nga Kriechmayr (269) e Haaser (222).
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt prin bindshëm me 1406 pikë, pasojnë Sarrazin (684) e Feller (559).
Renditja
1. Marco Odermatt (Zvicra) 1:10,13
2. Raphael Haaser (Austria) +0,30
3. Franjo von Allmen (Zvicra) +0,61
4. Vincent Kriechmayr (Austria) +0.64
5. James Crawford (Kanada) +0.76
6. Adrian Smiseth Sejersted (Norvegjia) +0.88
7. Arnaud Boisset (Zvicra) +0.92
8. River Radamus (SHBA) +0.96
8. Stefan Babinsky (Austria) +0.96
10. Ryan Cochran-Siegle (SHBA) +1.06