Lara Colturi e pandalshme, medaljen e bronztë në botërorin e kategorisë junior në Francë

Skijim

Lara Colturi e pandalshme, medaljen e bronztë në botërorin e kategorisë junior në Francë

Më: 2 shkurt 2024 Në ora: 15:59
Lara Colturi

Skiatorja shqiptare Lara Colturi fitoi medaljen e bronztë në garën e sllallomit të madh, në botërorin për kategorinë junior në ski.

Ky turne që po zhvillohet Port Du Soleil të Francës.

Colturi bëri një paraqitje mjaft të mirë, duke i dhuruar Shqipërisë një tjetër medalje botërore, pas atyre të një vit më parë, po në kategorinë junior.

Pas dy zbritjeve, skiatorja kuqezi dha kohën e përgjithshme 2’03”14.

Edhe pas zbritjes së parë ajo ishte e treta (59”91), pozicion që e ruajti edhe pas zbritjes së dytë, ku dha kohën 1’03”12.

Colturi shpresonte të kapte medaljen e artë në këtë garë, pas paraqitjeve të mira në Kupën e Botës, por edhe vendi i tretë është një rezultat shumë i mirë për skiatoren 17-vjecare, që ngre sërish lart flamurin kuqezi.

Aventura e Lara Colturi në këtë botëror do të vijojë edhe ditën e shtunë, me garën e sllallomit, ku sërish skiatorja kuqezi do të synojë podiumin.

Në garën e sotme, për ngjyrat kuqezi garoi edhe skiatorja Chiara Di Camillo, që u rendit në vendin e 61-të. Ajo dha kohën e përgjithshme 2’39”97, duke qenë shumë larg kreut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat