Lara Colturi me një mesazh nga Franca: Do ta bëj maksimumin që Shqipërinë ta prezantoj denjësisht në Kupën e Botës!

Skijim

Lara Colturi me një mesazh nga Franca: Do ta bëj maksimumin që Shqipërinë ta prezantoj denjësisht në Kupën e Botës!

Më: 3 shkurt 2024 Në ora: 18:38
Gazetari Nefail Maliqi me Lara Colturi, kampionen shqiptare të skive gjate garave në alpet e Francës

Lara Colturi po e shkruan historinë e Shqipërisë duke e ngritur lart e me lart këtë vend jo me politikë, por me skia, ashtu siç ëe bënë për imazhin e shqiptarëve edhe Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka me këmbët e tyre apo Dua Lipa dhe Rita Ora me zërin e tyre.

Të ndalemi kësaj radhe tek Lara Colturi  e cila në Botërorin e kaluar të zhvilluar në Austri fitoi 1 medalje ari në supersllallomin e madh dhe 1 bronzi në sllallom gjigant, të parat për vendin tonë në ski për të rinj.

Vajza italiane me shqiponjë në krahëror që po e ngrit Shqipërinë më shumë se shqiptarët!

Image

Lara Culturi, nuk ndalet! Forca Shqipëria, medaljen e bronztë në botërorin në Francë.

”Më konsiderojnë legjendë e re, por unë ende jam shumë e vogël. Po, natyrisht, jam shumë e lumtur për sot, përkundër asaj që kam bërë ca gabime, nga të cilat do të mësoj gjithmonë. Unë nuk do të ndalem, do të vazhdoj të ngre nivelin tim ne fushën e bardhë…” ka thëne Lara Colturi për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Lara ka një premtim dhe mesazh duke thënë se “Unë, perspektivën e kam përpara, meqë jam ende e re. Çka do ta dëshmojë veten, dhe do të bëjë maksimumin për vendin që e përfaqësoj. Do ta bëj gjithçka që Shqipërinë ta prezantoj denjësisht në arenën ndërkombëtare”.

17-vjeçarja italiane që përfaqëson Shqipërinë i dha një tjetër shije talentit të saj dhe fitoi medaljen e bronztë në sllallomin e madh në Kampionatin Botëror të junioreve në Haute-Savoie (Francë).

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat