Odermatt barazon legjendën e skijimit italian, Alberto Tomba

Skijim

Odermatt barazon legjendën e skijimit italian, Alberto Tomba

Nga: K. Goca Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 14:02
.Marco Odermatt

Zvicerani Marco Odermatt ka vazhduar serinë e tij të fitoreve në sllallomin e madh në Bansko të Bullgarisë. 

Odermatt e ka filluar me dy fitore vitin e kaluar në Kranjska Gora, më pas ishte i pathyeshëm në Soldeu dhe këtë sezon fitoi në të pesë garat e deritanishme (Val d'Isere, dy herë Alta Badia, Adelboden, Schladming dhe sot në Bansko).

Me fitoren e tij të nëntë radhazi në sllallomin e madh, Odermatt barazoi arritjen e legjendës së skijimit italian, Alberto Tomba, i cili para tre dekadave arriti nëntë fitore radhazi në sllallom. 

Marco Odermatt sot shënoi fitore me kohë të kaluar për 2:15.75 minuta, duke lënë pas për 91 qindtat norvegjezin Alexander Steen Olsen dhe për 1 sekondë e 8 qindtat austriakun Manuel Feller.

Në sllallom të madh udhëheq Odermatt me 600 pikë, pasojnë Zubçiç me 314 e Kranjec me 271 sosh etj.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt udhëheq me 1506 pikë, i ndjekur nga Sarrazin me 684, Feller 669 etj.

Renditja

1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:15.75
2. Alexander Steen Olsen (Norvegjia) +0.91
3. Manuel Feller (Austria) +1.08
4. Stefan Brennsteiner (Austria) +1.29
5. Zhan Kranjec (Sllovenia) +1.47
6. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +1.49
7. Loïc Meillard (Zvicra) +1.51
8. Thomas Tumler (Zvicra) +1.59
9. Filip Zubçiç (Kroacia) +1.75
10. Filippo Della Vite (Italia) +2.01

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat