Skiatorja Lara Gut-Behrami fitoi në Soldeu dhe merr kryesimin në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.
Në moshën 32 - vjeçare, 9 muaj e 14 ditë, Lara Gut-Behrami merr kryesimin në renditjen e Kupës së Botës me fitoren e saj të madhe në Soldeu.
Mbreti i skive i Lihtenshtajnit, Marco Buchel. është i kënaqur: “Lara nuk ka qenë kurrë aq e mirë sa është tani. Ajo nuk shikon djathtas apo majtas, por bën punën e saj, thjesht shkëlqyeshëm”.
“Me fitoren e tretë radhazi, Gut-Behrami kalon rivalen e saj Mikaela Shiffrin në luftën për ‘Globin e madh të kristaltë”.
Tani ajo është pesë pikë para.
Nuk tingëllon shumë?
Ka ende gara, 14 janë në program, që është pothuajse një e treta e të gjitha garave.
Në të njëjtën kohë, është plotësisht e paqartë se kur do të kthehet Shiffrin, e cila dëmtoi ligamentin”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.