Colturi nuk e mbyll dot garën e Soldeu

Skijim

Colturi nuk e mbyll dot garën e Soldeu

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 22:40
Pamje nga rrëzimi

Në pistën e Soldeu, në Andora, u zhvillua sot ara e sllallomit të madh për femra, ku garoi për ngjyrat kuqezi edhe skiatorja Lara Colturi. Ajo nuk ka mundur do ta përfundojë garën, duke u rrëzuar pas rrëshqitjes së dytë.

“Për fat, vetëm një goditje e fortë”, shkroi më pas skiatorja shqiptare në rrjetet sociale, duke konfirmuar se nuk ka pësuar asnjë dëmtim serioz, por vetëm frikë pas rrëzimit.

Colturi kishte arritur të kualifikohej pas rrëshqitjes së parë, duke dhënë kohën 1’01”91, ku renditej në vendin e 11-të.

Ajo synonte në një vend në “top-10” pas zbritjes së dytë, por për fat të keq u rrëzua dhe nuk e mbylli dot garën.

Kualifikimi në zbritjen e dytë është kthyer një rutinë për skiatoren 17-vjecare kuqezi, që këtë sezon ka bërë paraqitje të mirë. Ky është sezoni i dytë i Lara Colturi në garat e Kupës së Botës në ski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat