Fitore e madhe për Anna Swenn-Larssonin

Skijim

Fitore e madhe për Anna Swenn-Larssonin

Nga: K. Goca Më: 11 shkurt 2024 Në ora: 15:21
Anna Swenn-Larsson

Skiatorja e Suedisë, Anna Swenn-Larsson, është befasi e këndshme në garën e sotme në disiplinën e sllallomi të Kupës së Botës, që u mbajt në Soldeu të Andorra.

Anna Swenn-Larsson është e para me kohë të kaluar për 1:49,25 minuta.

Anna Swenn Larsson festoi fitoren e dytë të karrierës së saj në garat e Kupës së Botës.

Befasoi edhe skiatorja kroate Zrinka Ljutiç duke arritur në podium përkatësisht në vend të dytë e ngeci për 35 qindtat nga suedezja.

Skiatorja amerikane Paula Moltzan ka përfunduar në vend të tretë por me kohë më të mirë për 6 qindtat se Michele Gisin e Zvicrës që mbeti jashtë podiumit. 

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Gut-Behrami udhëheq me 1214, ka pesë më shumë se Shiffrin e Brignone ka 928 pikë.

Në sllallom Shiffrin kryeson me 630 pikë, e ndjekur nga Vlhova me 505 e Durr me 442.

Renditja

1. Anna Swenn-Larsson (Suedia) 1:49,25
2. Zrinka Ljutic (Kroacia) +0,35
3. Paula Moltzan (SHBA) +0,83
4.Michelle Gisin     (Zvicra) +0.88
5. Camille Rast (Sudia) +1.02
6. Lena Dürr (Gjermania) +1.38
7. Ali Nullmeyer (Kanada) +1.39
8. Katharina Truppe (Austria) +1.42
9. Katharina Liensberger (Austria) +1.59
10. Chiara Pogneaux (Franca) +1.61

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat