Italianet dominojnë, Gut - Behrami e treta! Një boshnjake befason

Skijim

Italianet dominojnë, Gut - Behrami e treta! Një boshnjake befason

Nga: K. Goca Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 13:39
Marta Bassino

Skiatorja italiane, Marta Bassino, ka dominuar në disiplinën e lëshimit të Kupës së Botës, që u mbajt në Crans Montana të Zvicrës.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:26.84 minuta, me kohë më të mirë për 54 qindtat se bashkëkombësja e saj Federica Brignone. 

Lara Gut-Behrami ka përfunduar në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 1 sekondë e 11 qindtat se fituesja e garës dhe vetëm 11 qindtat larg befasisë së madhe të garës së sotme, boshnjakes, Elvedina Muzaferija. 

Gut – Behrami kryeson në renditjen e përgjithshme të Kupës së botës, me 1374 pikë, pasojnë Shiffrin 1209 e Brignone 1048. Në lëshim, Gut- Behrami udhëheq me 369 pikë, e ndjekur nga Goggia 350 e Venier me 301 pikë etj.

Renditja 

1. Marta Bassino (Italia) 1:26.84
2. Federica Brignone (Italia)    +0.54
3. Lara Gut-Behrami (Zvicra)     +1.11
4. Elvedina Muzaferija (Bosnja) +1.22
5. Laura Pirovano (Italia)    +1.24
6. Ariane Rädler (Austria) +1.25
7. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +1.47
8. Kajsa Vickhoff Lie     (Norvegjia) +1.76
9. Laura Gauche (Franca) +1.80
10. Ilka Shtuhec (Sllovenia) +1.85

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat