Garë e fortë, Stephanie Venier triumfon në supersllallom të madh 

Skijim

Garë e fortë, Stephanie Venier triumfon në supersllallom të madh 

Nga: K. Goca Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 13:13
Stephanie Venier

Skiatorja austriake, Stephanie Venier, sot ka pas ditën e saj, duke triumfuar në disiplinën e Kupës së Botës, që u mbajt në Crans – Montana të Zvicrës.

Stephanie Venier doli e para me kohë të kaluar 1:16,52 minuta apo me kohë të ngushtë për 4 qindtat se skiatorja italiane Federica Brignone.

Marta Bassino është në pozitën e tretë por me 15 qindtat e kohës me të dobët se austriakja Marta Bassino.

Image

Stephanie Venier

Skiatorja zvicerane Lara Gut-Behrami ka përfunduar në vend të gjashtë e me 46 qindtat mbetet larg fitueses së garës.

Në Kupën e Botës, Gut-Behrami kryeson në renditjen e përgjithshme me 1414 pikë, pasojnë Shiffrin me 1209 e Brignonen me 1128 pikë. 

Renditja 

1. Stephanie Venier (Austria) 1:16,52 (Ö)
2. Federica Brignone (Italia) +0,04 (It)
3. Marta Bassino +0,15 (Italia)
4. Romane Miradoli (Franca) +0.28
5. Cornelia Hütter (Austria) +0.45
6. Lara Gut-Behrami    (Zvicra) +0.46
7. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) +0.61
8. Ester Ledecká (Çekia) +0.64
9. Kira Weidle (Gjermania) +0.69
10. Laura Gauche (Franca) +0.75

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat