Vincent Kriechmayr më i shpejti në Norvegji

Skijim

Vincent Kriechmayr më i shpejti në Norvegji

Nga: K. G. Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 14:02
Vincent Kriechmayr

Skiatori austriak, Vincent Kriechmayr, ka shënuar fitore të madhe në Qendrën e Skive në Kvitfjell të Norvegjisë.

Në garën e parafundit në supersllallom të madh, Vincent Kriechmayr, ishte më i miri, duke e penguar zviceranin Marc Odermatt që të siguronte “Globin e vogël të kristaltë” në Norvegji.

Vincent Kriechmayri ka arritur i pari me kohë të kaluar për 1:09,23 minuta, duke e lënë pas kanadezin Jeffrey Read. 

Dy skiatorë përfundojnë me kohë të njëjtë në vend të tretë, kampioni në fuqi i Kupës së Botës, zvicerani Marco

Odermatt dhe italiani Dominik Paris, duke ngecur për 19 qindtat larg vendit të parë.

Renditja 

1. Vincent Kriechmayr (Austria) 1:09,23
2. Jeffrey Read (Kanada) +0,17
3. Marco Odermatt (Zvicra) +0,19
3. Dominik Paris (Italia) +0,19
5. Cameron Alexander (Kanada) +0.21
6. Guglielmo Bosca (Italia) +0.31
6. Pietro Zazzi (Italia) +0.31
8. Arnaud Boisset (Zvicra) +0.34
9. Raphael Haaser (Austria) +0.35
10. Mattia Casse (Italia) +0.41

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat