Kjo është 54-vjeçarja vdiq pasi e zuri orteku në Brezovicë, i fejuari: Do të martoheshim në shtator, jam i shkatërruar

Skijim

Kjo është 54-vjeçarja vdiq pasi e zuri orteku në Brezovicë, i fejuari: Do të martoheshim në shtator, jam i shkatërruar

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 17:54
Foto ilustrim

Skiatorja e njohur amerikane Catherine ‘Kasha’ Rigby është 54-vjeçarja që vdqi pasi e zuri orteku në Kosovë.

Rigby, e njohur si Kasha, vdiq të martën në vendpushimin malor të Brezovicës në Kosovë.

I fejuari i saj Magnis Wofe Murray në një postimnë Facebook shkruan se do të martoheshin në shtator, ndërsa thotë se është i shkatërruar.

“Ne do të martoheshim në shtator. Tani jam i ve dhe i shkatërruar”, ka shkruar ai.

SkyNews shkruan se Rigby ishte një telemarkuese dhe skiatore e madhe malesh, duke mbuluar zbritjet e para të disa prej majave më të nderuara në botë dhe ishte shfaqur në disa filma dhe në një shfaqje televizive të realityshow-ve amerikan.E konsideruar si një nga skiatoret më të mira të telemarkut në botë, ajo ishte duke skijuar jashtë korsive turistike kur një ortek e goditi, tha policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat