Lara Gut – Behrami, skiatorja që është favorite e madhe për të fituar Kupën e Botës në edicionin 2023-2024, gruaja e ish futbollistit të mirënjohur Valon Behrami, është idhull e skiatores boshnjake Elvedina Muzaferija.
Skiatorja boshnjake bëri mrekullinë në garën e lëshimit të Kupës së Botës që u mbajt më 17 shkurt në Crans – Montana të Zvicrës.
“Muzaferija hyri në librat e historisë dhe lufton kundër dhunës”, shkruan mediumi zviceran “Blick”.
Elvedina Muzaferija
Elvedina Muzaferija (24 vjeçe) ka nevojë për 125 mijë franga për të garuar në garat e skijimit.
Vajza boshnjake mblodhi paratë, skijon më shumë se kurrë më parë dhe dëshiron të ndryshojë vendin e saj.
Elvedina Muzaferija shkëlqeu në Kupën e Botës në Crans-Montana.
Të shtunën ajo garoi dhe zuri vendin e katërt.
“Në gusht të vitit 2023, një lajm tronditi Bosnjës dhe Hercegovinën.
Në Gradaçac një burrë vrau ish-partneren e tij para kamerës.
Disa ndjekës në Instagram e inkurajuan, të tjerë shtypën simbolin “Like”.
‘Tragjedi të tilla ndodhin vazhdimisht në vendin tim. Fatkeqësisht, në Bosnje gratë shpesh nuk pranohen aq sa burrat’.
‘Përpiqem që ta përdori famën time për të ndryshuar diçka’”, - thotë Elvedina Muzaferija për mediumin ‘Blick’.
Njerëzit në garën e skive kanë gjithnjë e më pak gjasa të pyesin se kush është Muzaferija. Sepse 24-vjeçarja ka bërë histori.
Muzaferija zuri vendin e katërt në lëshim, e cila humbi vetëm për pak podiumin, ku Lara Gut-Behrami (32 vjeçe) ishte në pozitën e tretë, me njëmbëdhjetë të qindta më e shpejt se boshnjakja.
“Lara është idhulli im”, - thotë Muzaferija. “Më duhen rreth 125,000 franga në sezon. Nuk është e lehtë të gjesh sponsorë”, tha skiatorja boshnjake.
Muzaferija është rritur në Visoko, e cila është rreth një orë e gjysmë me makinë larg nga Sarajeva dhe vendpushimi më i afërt i skive. “Kur isha pesë vjeçe, prindërit më futën në shkollën e skijimit”, tregon skiatorja.
Muzaferija shikon përpara: “Do të doja që ta fitoja Botërorin një ditë. Dhe të fitojë një medalje në Lojërat Olimpike. E pamundur? E kam dëgjuar këtë fjalë nga shumë njerëz në të kaluarën. Unë kurrë nuk e dëgjojë atë. Dhe nuk do ta bëj as në të ardhmen".