Bojan Krizhaj tregon pse ka qarë në Sarajevë

Skijim

Bojan Krizhaj tregon pse ka qarë në Sarajevë

Nga: K. G. Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 23:22
Bojan Krizhaj

Bojan Krizhaj, ish skiatori i njohur slloven, ishte mysafir special me rastin e 40 vjetorit të Lojërave Olimpike në Sarajevë. 

Krizhaj ka pritur në atëkohë (në Sarajevë) që të fitonte medaljen e tij të parë olimpike, e cila i shpëtoi për disa të qindtat e sekondës. 

“Ishin lojërat e mia të treta.

Unë kam qenë fillimisht në vitin 1976 në Innsbruck, pastaj në 1980 në Lake Placid.

Në ato lojëra në vitin 1980, mbeta pa medalje për dy të qindtat e sekondës.

Megjithatë, kjo nuk më dekurajoi, ashtu siç nuk u dekurajova nga dështimi i rezultatit në Sarajevë. Isha shumë i mërzitur.  

Kam arritur që ta mposhti të pamposhturin deri atëherë Ingemark Stenmark”, - tha mes të tjera Krizhaj, transmeton media kroate “Veçernj list”. 

Bojan Krizhaj ka lindur më 3 janar të vitit 1957 në Trzhiq të Sllovenisë. Ai ishte një nga skiatorët më të mirë në disiplinat teknike në vitet e 80-ta. Ai fitoi tetë Kupa Botërore, të gjitha në sllallom.

Slloveni u lind në një familje të famshme skijimi.

Ai mësoi të skijonte në moshën trevjeçare. Krizhaj fitoi pikët e tij të para në Kupën e Botës në vitin 1976.

Krizhaj u ngjit në podiumin e tij të parë në karrierë në sezonin 1977/1978, ndërsa arriti fitoren e tij të parë në karrierë në Wengen më 20 janar të vitit 1980.

Krizhaj tregon pse ka qarë kur ka vizituar Sarajevën pas shumë viteve.

“Kam qarë pas luftës kur vizitova për herë të parë ambientet ku u mbajtën Lojërat Olimpike Dimërore - 1984 në Sarajevë.

Me të vërtetë qava dhe isha jashtëzakonisht e trishtuar...

Kaq shumë njerëz të famshëm thjesht u bënë refugjatë, unë ende kam kontakte me njerëz në mbarë botën”, tha mes të tjera Krizha.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat