Skiatorja e Zvicrës, Lara Gut - Behrami, favorite e madhe për të fituar Kupën e Botës, e cila po sakrifikon shumë për suksesin e saj.
Kjo e bën jetën private në shtëpi edhe më të rëndësishme për të.
Lara është gruaja e ish futbollistit të mirënjohur Valon Behrami.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/February/22/auto_Capture1708607000.jpg)
Lara Gut - Behrami
“32-vjeçarja kryeson në tre disiplina dhe në Kupën e Botës në përgjithësi.
Ka ende gara, edhe dhjetë gara të Kupës së Botës janë në kalendar”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.
![Image](/media/botasot.info/images/2024/February/22/auto_-111708606984.jpg)
“Më bën krenare që në mes të shkurtit jam ende në gjendje të luftoj për gjëra kaq të mëdha”, thotë Gut - Behrami.
Gut-Behrami së fundmi deklaroi se do të dëshironte që të vazhdojë të garojë deri në Kupën e Botës 2025 në Saalbach (Austri) por nuk përjashtohet mundësia që ajo të marrë pjesë në Lojërat Olimpike 2026..