Odermatt në stilin e kampionit, fiton për të dhjetën herë radhazi

Skijim

Odermatt në stilin e kampionit, fiton për të dhjetën herë radhazi

Nga: K. Goca Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 23:36
Marco Odermatt

Skiatori zviceran Marco Odermatt është i pamposhtur! 

Me fitoren e tij të dhjetë radhazi në sllallomin e madh, nga ana tjetër ka konfirmuar pushtimin e “Globit të madh të kristaltë”.

Marco Odermatt ka shënuar fitore me kohë të kaluar për 2:11.69 minuta, në garën që është zhvilluar në Qendrën e Skive në Palisades Tahoe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Odermatt doli i pari me 12 qindtat para norvegjezit Henrik Kristoffersen.

River Radamus zuri vendin e tretë por me kohë më të dobët për 1 sekondë e 37 qindtat se vendi i parë.

Odermatt kryeson me 700 pikë në disiplinën e sllallomit të madh, pasojnë Zubçiç me 314 e Kristoffersen 298 pikë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt udhëheq me 1702 pikë, duke lënë pas Fellerin (701) e Sarrazin (684).

Renditja 

1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:11.69
2. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +0.12
3. River Radamus (SHBA) +1.37   
4. Thomas Tumler (Zvicra) +1.50
5. Gino Caviezel    (Zvicra) +1.77
6. Loïc Meillard (Zvicra) +1.82
7. Raphael Haaser (Austria) +1.88
8. Manuel Feller (Austria) +1.89
9. Alexander Steen Olsen (Norvegjia) +2.23
10. Lukas Feurstein (Austria) +2.27

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat