Skiatorja Lara Gut – Behrami, gruaja e ish futbollistit të mirënjohur, Valon Behrami, ka shënuar fitore dhe ka rritur epërsinë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, në luftë për “Globin e madh të kristaltë”.
Lara Gut-Behrami nuk mposhtet në supersllallomin e madh.
Ajo ka shënuar fitore të jashtëzakonshme, duke lënë pas austriaket në garën që u mbajt në Kvitfjell të Norvegjisë.
Lara Gut-Behrami
Lara Gut - Behrami zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:33,52 minuta, duke lënë pas skiatoret austriaket, për 12 qindtat Cornelia Hütter dhe për 13 qindtat Mirjam Puchner.
Lara Gut-Behrami ka shënuar fitoren e 45-të në karrierë, e 22-ta në supersllallomin e madh. Vetëm Lindsey Vonn ka fituar më shumë herë në këtë disiplinë - 28 herë.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Gut – Behrami kryeson me 1514 pik, pasojnë Shiffrin 1209, Brignone me 1168 pikë etj.
Në supersllallom të madh Gut-Behrami udhëheq me 460 pikë, e ndjekur nga Hutter 435 e Brignone 366.
Renditja
1. Lara Gut-Behrami (Zvicra) 1:33,52
2. Cornelia Hütter (Austria) +0,12
3. Mirjam Puchner (Austria) +0,13
4. Kira Weidle (Gjermania) +0.29
4. Ester Ledecka (Çekia) +0.29
6. Federica Brignone (Italia) +0.31
7. Lauren Macuga (SHBA) +1.01
8. Ilka Shtuhec (Sllovenia) +1.06
9. Elvedina Muzaferija (Bosnja dhe Hercegovina) +1.09
10. Christina Ager (Austria) +1.19