Cornelia Hutter lavdëron bashkëshorten e Valon Behramit  

Skijim

Cornelia Hutter lavdëron bashkëshorten e Valon Behramit  

Nga: K. Goca Më: 2 mars 2024 Në ora: 20:43
Lara Gut – Behrami

Është fitorja e 45-të në karrierë e saj në Kupën e Botës.

Është fjala për skiatoren zvicerane, Lara Gut – Behrami, ndryshe është bashkëshortja e ish futbollistit të mirënjohur Valon Behrami.

“Ndryshimi i planit nuk i shkaktoi telashe Gut-Behramit. 

Ajo me besim udhëhoqi fitoren e saj të tetë gjatë këtij dimri, e treta në supersllallom të madh. 

Ajo tashmë po feston fitoren e saj të 45-të në Kupën e Botës dhe ajo kurrë nuk ka arritur të fitojë tetë herë në një dimër. As në sezonin 2015/16, kur ajo fitoi Kupën e Botës në përgjithësi.

Në atë kohë ajo ishte gjashtë herë në krye të podiumit. Sezoni i saj më i suksesshëm deri më sot ishte një tjetër: në edicionin 2013/14 ku ajo fitoi shtatë gara”, shkruan mes të tjera mediumi zviceran “Blick”.  

"Lara është në formë të shkëlqyer dhe skijon jashtëzakonisht mirë”, e lavdëron Cornelia Hutter në intervistën e SRF. Austriakja doli e dyta me 12 të qindtat e kohës më t[ dobët se Gut – Behrami dhe e mbajti tensionin e lart në luftën për “Globin e vogël të kristaltë”.

Ndonëse Gut-Behrami tani është 25 pikë para saj në supersllallom të madh.
Nga ana tjetër, Gut-Behrami ia del me të vërtetë në Kupën e Botës në përgjithësi.

Me 1,514 pikë, ajo tashmë ka grumbulluar pothuajse po aq sa në triumfin e saj në edicionin 2015/16 me 1,522 pikë.

Epërsia e saj ndaj Mikaela Shiffrin (28) tani është 305 pikë. Amerikanja pritet të rikthehet fundjavën e ardhshme, e cila matematikisht ka ende gjasa për ta fituar atë “Globin e madh të Kristaltë.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat