Odermatt nuk ka të ndaluar, afër 2.000 pikëve 

Skijim

Odermatt nuk ka të ndaluar, afër 2.000 pikëve 

Nga: K. Goca Më: 2 mars 2024 Në ora: 23:21
Marco Odermatt

Skiatori i Zvicrës, Marco Odermatt, ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Aspen të Shteteve të Bashkuara të Aemerikës.

Zvicerani doli i pari me kohë të kaluar për 2:03,20 minuta, me kohë më të mirë për 34 qindtat se bashkëkombësi i tij Loïc Meillard dhe me 58 qindtat se norvegjezi Timon Haugan.

Kjo është fitorja e 13-të për Odermattin në një sezon në të cilin ai ka qenë 20 herë në podium deri me tani.

Ai e ka pritur me padurim fitoren e tij të 37-të në karrierë, 23 prej të cilave në sllallomin e madh. Me këtë ai u bashkua zviceranit më të suksesshëm në këtë disiplinë, Michael von Grünigen.

Odermatt veçse ka siguruar vendin e parë edhe matematikisht në Kupën e Botës, duke grumbulluar 1902 pikë, pasojnë Feller me 801 e Meillard 743.

Në disiplinën e sllallomit të madh Odermatt udhëheq me 900 pikë, Zubçiç me 370 e Meillard 368 pikë etj.

Renditja 

1. Marco Odermatt (Zvicra) 2:03,20
2. Loïc Meillard (Zvicra) +0,34
3. Timon Haugan (Norbegjia) + 0,58
4.Luca De Aliprandini (Italia) +0.68
5. Alex Vinatzer (Italia) +1.15
6. Filip Zubçiç (Kroacia) +1.23
7. Zhan Kranjec (Sllovenia) +1.36
8. Thomas Tumler (Zvicra) +1.40
9. Atle Lie McGrath (Norvegjia) +1.51
10. Gino Caviezel (Zvicra) +1.81

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat