Zvicerani Loïc Meillard mori fitore të madhe në disiplinën e sllallomit në Kupën e Botës, që u zhvillua në Qendrën e Skive në Aspen të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Loïc Meillard doli i pari me kohë të kaluar për 1:42,73 minutë duke lënë pas për 89 qindtat gjermanin Linus Strasser.
Skiatori norvegjez, Henrik Kristoffersen, ka përfunduar në vend të tretë duke ngecur me një sekondë e 17 qindtat nga vendi i parë.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Marco Odermatt kryeson me 1902 pikë, pasojnë Manuel Feller (846) e Loïc Meillard (843).
Feller kryeson me 635 pikë në slallom, i ndjekur nga Straser me 466.
Renditja
1. Loïc Meillard (Zvicra) 1:42,73
2. Linus Strasser (Gjermania) +0,89
3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +1,17
4. Johannes Strolz (Austria) +1.28
5. Alexander Steen Olsen (Norvegjia) +1.31
6. Manuel Feller (Austria) +1.35
7. Timon Haugan (Norvegjia) +1.53
8. Dave Ryding (Britania e Madhe) +1.54
9. Laurie Taylor (Britania e Madhe) +1.61
10. Steven Amiez (Franca) +1.64