Marco Odermatt, nga një planet tjetër

Skijim

Marco Odermatt, nga një planet tjetër

Më: 5 mars 2024 Në ora: 16:41
Marco Odermatt

Marco Odermatt, maestro nga Zvicra tashmë ka siguruar “Globin e Madh të Kristaltë” dhe po ashtu “Globin e Vogël të Kristaltë” në sllallomin e madh, deri në fund mund të ketë trofeu tjetër, supersllallomi i madh, si dhe në lëshim, por gjithashtu është një rekord i madh.

Djaloshi nga Luzerni ka shënuar 12 fitore radhazi në sllallomin e madh dhe nëse feston në dy të fundit të sezonit në Kranjska Gora dhe Salbach, do të bëhet i vetmi në histori, së bashku me të madhin Ingemar Stenmark, i cili kishte fituar 14 gara radhazi.

Krahas këtyre dy triumfeve, ai do të qëndronte krah për krah me legjendën suedeze dhe do të ishte i pari pas tij që do të arrinte “Globin e Vogël të Kristaltë” me të gjitha fitoret në këtë edicion në disiplinën e sllallomit të madh.
Në sezonin 1978/79, Stenmark regjistroi të gjitha fitoret e tij në sllallomin e madh përpara zviceranit Peter Lisher dhe legjendës sllovene, atëherë 22-vjeçari Bojan Krizhaj.

Miku i tij i madh, bashkëkombësi por edhe rivali Loïc Meillard që e di sa herë i kapi kokën dhe si me mosbesim pyeti veten se çfarë duhej të bënte për të mundur Odermattin.

"Unë nuk mendoj se njerëzit e kuptojnë ende atë që ai është duke bërë në të vërtetë, në këtë pikë ai është një njeri nga një planet tjetër. Ai mund të bëjë gabime, ai mund të bëjë çfarë të dojë, por ai ende po shkon shpejt pas kësaj dhe kjo është me të vërtetë çmenduri",- tha Loïc Meillard.

Sllallomi i madh në Kranjska Gora tashmë është paraparë për të shtunën dhe nëse Odermat vazhdon të dominojë edhe atje, ai do të ketë një rast për përjetësi në fundjavën e fundit të Botërorit më 16 mars në Salbach.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat