Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, sot ka arritur rezultat të mirë në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Are të Suedisë.
Lara përfundoi në vend të tretë me 3 sekonda e 28 të qindtat pas vendit të parë.
Padyshim se është një paraqitje e mirë kur kihet parasysh konkurrenca shumë e fortë, ku marrin pjesë skiatoret më të mira të botës.
Federica Brignone nga Italia zuri vendin e parë me kohë të kaluar 2:11.02 minuta.