Mikaela Shiffrin rikthehet nga lëndimi, triumfon në sllallom 

Skijim

Mikaela Shiffrin rikthehet nga lëndimi, triumfon në sllallom 

Nga: K. Goca Më: 10 mars 2024 Në ora: 15:31
MIkaela Shiffrin

Skiatorja amerikane, Mikaela Shiffrin, është rikthyer fuqishëm nga lëndimi dhe ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomi, që u mbajt në Are të Suedisë. 

Mikaela Shiffrin ka arritur në vend të parë me kohë të kaluar për 1:42,95 minuta apo për 1 sekondë e 24 qindtat ishte më e shpejt se kroatja Zrinka Ljutiç. 

Michelle Gisin është në pozitën e tretë dhe ngeci për 10 qindtat nga kroatja Ljutiç. 

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Gut – Behrami kryeson me 1654 pikë, pasojnë Brignone me 1372, Shiffrin 1309 pikë etj.

Në sllallom Shiffrin udhëheq me 730 pikë, e ndjekur nga Vlhova 505, Durr 492 pikë etj.

Renditja

1. MIkaela Shiffrin (SHBA) 1:42,95
2. Zrinka Ljutiç (Kroacia) +1,24
3. Michelle Gisin (Zvicra) +1,34
4. Lena Dürr (Gjermania) +1.35
5. Anna Swenn-Larsson (Suedia) +1.36
6. Katharina Liensberger (Austria) +1.90
7. Emma Aicher     (Gjermania) +1.91
8. Jenifera Ģermane (Letonia) +2.00
9. Neja Dvornik (Sllovenia) +2.04
10. Paula Moltzan (SHBA) +2.07

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat