Lara Colturi me flamur shqiptar flet për sukseset e saj, ajo sërish shkruan historinë, kualifikohet në finale!

Skijim

Lara Colturi me flamur shqiptar flet për sukseset e saj, ajo sërish shkruan historinë, kualifikohet në finale!

Më: 11 mars 2024 Në ora: 11:27
Nefail Maliqi dhe Lara Colturi

Lara Colturi ka shkruar përsëri historinë duke u kualifikuar edhe në finalen e Slalom-it në Saalbach. Në garën e sotme në ÅRE, ajo u rendit e 23 duke ruajtur pozicionin e 25 në klasifikimin e përgjithshëm në këtë disiplinë dhe duke siguruar edhe finalen e javës që vjen.

"Më konsiderojnë legjendë e re, por unë ende jam shumë e vogël. Po, natyrisht, jam shumë e lumtur për sukseset e fundit në garat me karakter ndërkombëtar. Unë nuk do të ndalem, do të vazhdoj të ngre nivelin tim në fushën e bardhë…" ka thënë Lara Colturi për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

17-vjeçarja italiane Lara Colturi që përfaqëson Shqipërinë ka një premtim dhe mesazh duke thënë: "Unë, perspektivën e kam përpara, meqë jam ende e re. Çka do ta dëshmojë veten, dhe do të bëj maksimumin për vendin që e përfaqësoj.

Do ta bëj gjithçka që Shqipërinë ta prezantoj denjësisht në arenën ndërkombëtare." «Nëse Xhaka dhe Shaqiri me flamur të Zvicrës na bëjnë krenar, pse edhe Lara të mos na bëjë krenar neve me flamur të Shqipërisë?! Jemi krenarë që sot kemi dy LARA që flasin shqip në kupën e botës!» ka thënë për gazetën zvicerane Le Canton27.ch presidenti i Federatës Shqiptare të Skive, Elvis Toçi, duke shtuar më tej se me këto rezultate, Lara do të jetë konkurruese edhe në Lojërat Olimpike që do të mbahen në vitin 2026."

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat