Lara Colturi ka shkruar përsëri historinë duke u kualifikuar edhe në finalen e sllallomit në Salbah të Austrisë.
Në garën e zhvilluar në Are skiatorja kuqezi u rendit e 23-ta duke ruajtur pozicionin brenda 25 sportisteve të para në klasifikimin e përgjithshëm në këtë disiplinë dhe duke siguruar finalen.
Garat zhvillohen gjatë fundjavës, të shtunën dhe të dielën.
Lara Colturi është një ndër nëntë skiatoret e kualifikuara në të dy disiplinat e garave teknike, slallom dhe sllalom të madh..