Skiatori i Zvicrës Loic Meillard ka shënuar fitore në disiplinën e sllallomit të madh, me kohë të kaluar për 2:36,27 minuta.
Befasi e garës që u mbajt në Saalbach të Austrisë, është skiatori nga Andorra Joan Verdu Sanchez, duke përfunduar në vend të tretë me kohë më të dobët për 71 qindtat se vendi i parë dhe për 8 qindtat ishte më i shpejt se Thomas Tumler i Zvicrës.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 1902 pikë, pasojnë Meillard 943, Feller 872 pikë etj.
Në disiplinën e sllallomit të madh, Odermatt është kampion me 900 pikë, pasojnë Meillard 468 e Zubçiç 402 pikë etj.
Renditja
1. Loïc Meillard (Zvicra) 2:36,27
2. Joan Verdu Sanchez (Andorra) +0,71
3. Thomas Tumler (Zvicra) +0,79
4. Stefan Brennsteiner (Austria) +1.20
5. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +1.28
6. Timon Haugan (Norvegjia) +1.31
6. Gino Caviezel (Zvicra) +1.31
8. Filip Zubçiç (Kroacia) +1.35
9. Alexander Steen Olsen (Norvegjia) +1.48
10. Manuel Feller (Austria) +1.50