Lara Colturi nderon Shqipërinë në garën e sllallomit në Saalbach

Skijim

Lara Colturi nderon Shqipërinë në garën e sllallomit në Saalbach

Nga: K. Goca Më: 16 mars 2024 Në ora: 16:44
Lara Colturi

Skiatorja e Shqipërisë, Lara Colturi, me rezultat e ka nderuar Shqipërinë në disiplinën e sllallomit, që u mbajt sot në Qendrën e Skive në Saalbach të Austrisë.

Lara Colturi përfundoi në vend të 16-të me kohë me të dobët për 3 sekonda e 13 qindtat se fituesja e garës, skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin.

Lara Colturi, me kombësi italiane por me pasaportë shqiptare, sot ka shfaqur rrëshqitje të mirë.

Skiatorja e Shqipërisë është në vend të 45-të nga gjithsej 124 skiatore me 177 pikë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat