Edhe pak ditë Lara Gut-Behrami do të ngrejë lart “Globin e Madh të Kristaltë”, të dytën në karrierën e saj.
“Lara Gut-Behrami është fituesja më e re e garës së përgjithshme të Kupës së Botës.
Për herë të dytë pas vitit 2016.
Ajo duhet që të presë ende edhe disa ditë para se të marrë “Globin e madh””, shkruan mediumi zviceran “Blick”.
“Ju mund ta shihnit kur ajo ishte fëmijë sa e talentuar ishte dhe çfarë vullneti të madh kishte”, thotë instruktori i skive Marco Puricelli. “Ishte e parashikueshme që ajo të bëhej e madhe”, - shton ai. Fausto Lucchini, nga ana e tij, ende i kujton ditët kur Lara e re stërvitej me zell këtu me babain e saj Pauli.
“Ata ishin gjithmonë në shpatet në orën 7:30 të mëngjesit. Kur mbërrinim atje me shkollën e skijimit midis orës 9:30 dhe 10.00 të mëngjesit, ajo veç e kishte përfunduar seancën e saj stërvitore në dëborë”.