Lara Gut – Behrami, gruaja e ish futbollistit Valon Behrami, kompleton het-trikun për edicionin 2023-2024.
Skiatorja pas titullit në sllallom, po ashtu e ka siguruar edhe vendin e parë në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, sot ka fituar edhe titullin e kampionit në supersllallom të madh. Gut – Behrami është fituese e “Globit të vogël të kristaltë”.
Ester Ledecka sot ka shënuar fitore në disiplinën e supersllallomit të madh me kohë të kaluar 1:15,94 minuta apo ishte më e shpejt për 28 qindtat se Federica Brignone.
Norvegjia Kajsa Vickhoff Lie mbylli podium por me kohë më të dobët për 30 qindtat se vendi i parë, në garën që u mbajt në Saalbach-Hinterglemm të Austrisë.
Lara Gut – Behrami është kampione e supersllallomit të madh me 576 pikë apo më 30 pikë më shumë se skiatorja Brignone.
Hutter është në vend të tretë me 516 pikë.
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Lara Gut – Behrami kryeson me 1716 pikë, e ndjekur nga 1552 e Shiffrin 1409.
Renditja
1. Ester Ledecka (Çekia) 1:15,94
2. Federica Brignone (Italia) +0,28
3. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia) +0,30
4. Stephanie Venier (Austria) +0.35
5. Cornelia Hutter (Austria) +0.43
6. Kira Weidle (Gjermania) +0.45
7. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0.52
8. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)+0.53
9. Marta Bassino (Italia) +0.80
10. Ariane Radler (Austria)+0.82