Dita e zviceranëve në Saalbach! Fitorja e parë për Rogentin, Odermatt kampion i supersllallomit të madh

Skijim

Dita e zviceranëve në Saalbach! Fitorja e parë për Rogentin, Odermatt kampion i supersllallomit të madh

Nga: K. Goca Më: 22 mars 2024 Në ora: 12:49
Zvicerani Marco Odermatt

Zvicerani Marco Odermatt konfirmoi triumfin në “Globin e vogël të kristaltë” në supersllallom të madh.

A do ta lejojë moti Odermattin që të ndjekë rekordin, për fitoren e 14-të të sezonit në disiplinën në lëshim të së dielës?

Zviceranët shfrytëzuan në maksimum kushtet e skijimit pranveror në temperaturën 10 gradë celsius në Saalbach të Austrisë, duke zënë tre vendet e para.

Stefan Rogentin zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:13,36 minuta apo për 3 qindtat e sekondës ishte më i shpejt se Loic Meillard e 15 se Arnaud Boisset.

Odermatt kampion në supersllallom të madh me 495 pikë, pasojnë Kriechmayr me 409, Haaser 271 pikë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 1947 pikë, Meillard (1073) e Feller (952).

Renditja

1. Stefan Rogentin (Zvicra) 1:13,36
2. Loic Meillard (Zvicra)+0,03
3. Arnaud Boisset (Zvicra)+0,15
4. Cyprien Sarrazin (Franca)+0.59
5. Marco Odermatt (Zvicra) +0.64
6. Dominik Paris (Italia)+0.76
6. Vincent Kriechmayr (Austria)    +0.76
8. Gino Caviezel    (Zvicra)    +0.77
9. Jeffrey Read (Kanada)+0.80
10. Guglielmo Bosca     (Italia) +0.82

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat